Skandal në Kolorado/ Pronari i shtëpisë funerale abuzoi seksualisht me 191 kufoma

Skandal në Kolorado/ Pronari i shtëpisë funerale abuzoi seksualisht me 191 kufoma

Jon Hallford, pronari i shtëpisë funerale Return to Nature Funeral Home në Penrose, Colorado, ka tërhequr pranimin e fajësisë të premten pasi një gjykatës hodhi poshtë marrëveshjen për pranimin e fajësisë, vendim ky i rrallë në rastin që prek abuzimin me 191 trupat njerëzore. Familjarët e personave trupat e të cilëve u gjetën të grumbulluara dhe të degraduara në ndërtesën funerale kërkojnë një dënim shtetëror më të gjatë se 20 vitet që ishte propozuar në marrëveshje. Në akuzat e paraqitura, Jon Hallford dhe gruaja e tij, Carie Hallford, akuzohen se për vite me radhë kanë udhëhequr një skemë mashtruese në shtëpinë funerale, duke marrë para për kremime – por duke ruajtur trupat ndërkohë që familjeve u jepej hiri fals nga betoni i thatë, shkruan CNN. Jon...