Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-ja, sinjal i distancimit nga Kurti
Distancim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, si dhe paralajmërim për Qeverinë e tij se mbështetja ndërkombëtare po zbehet. Kështu e shohin pezullimin e dialogut të planifikuar strategjik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, Toby Vogel nga Këshilli për Politika të Demokratizimit në Berlin, dhe Gëzim Visoka, profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Dublinit, në departamentin për studime të paqes dhe konfliktit. Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë, njoftoi të premten Ambasada amerikane në Prishtinë. Ajo e ka arsyetuar këtë vendim me shqetësimin për veprimet e Qeverisë në detyrë dhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të cilat, siç thuhet,...