Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në universitete, i dyti më 29 shtator!

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve në universitete, i dyti më 29 shtator!

FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Ka përfunduar raundi i parë i regjistrimit në universitete. Rreth 80% e maturantëve që kanë rezultuar fitues në raundin e parë të regjistrimeve në universitetet publike kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Raundi i parë përfundoi me datë 11 shtator, por megjithatë, maturantët që nuk janë të kënaqur me zgjedhjen e tyre do të kenë mundësi prej 48 orësh për çregjistrim. Sakaq, ata mund të kryejnë çregjistrimin duke u paraqitur në fakultet deri më datë 13 shtator.  Një maturant kishte një kohë prej dy ditësh për t'u regjistruar në një degë që ai ishte shpallur fitues. Në rast se maturanti nuk paraqitej në fakultet për regjistrim, ai s’kualifikohej dhe vendi i tij u kalonte kandidatëve të tjerë që ishin në pritje të listës.  Përzgjedhja...