Vuçeviç kritikon Kurtin: Premtimi për 1 mld € ushtri,“Shqipëria e Madhe” në plan

Vuçeviç kritikon Kurtin: Premtimi për 1 mld € ushtri,“Shqipëria e Madhe” në plan

Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS) dhe këshilltar i presidentit Aleksandër Vuçiç për çështjet rajonale, Milosh Vuçeviç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po përpiqet të përshkallëzojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor dhe të “vërë flakën rajonit”.Reagimi i Vuçeviç vjen pas deklaratës së Kurtit për bashkëpunim mes Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ushtrisë së Shqipërisë. Sipas tij, kjo është një aleancë ushtarake e drejtuar kundër Serbisë, që rikujton zhvillimet e viteve ’90.“Kur gjithçka shihet nga një perspektivë historike, është e qartë se çfarë po përgatitet dhe se po bëhet kundër popullit serb. Albin Kurti është në krye të një politike gjenocidale kundër popullit serb, dhe ai nuk e fsheh këtë, por mburret me të”, deklaroi Vuçeviç në rrjetin X.Ai e cilësoi idenë e...