“Kjo është goditja më e fuqishme ndaj Kosovës”/ Ndërprerja e dialogut strategjik, reagon analisti: Ftohje të raporteve

“Kjo është goditja më e fuqishme ndaj Kosovës”/ Ndërprerja e dialogut strategjik, reagon analisti: Ftohje të raporteve

Analisti Melazim Koci e konsideron si goditjen më të fortë që prej shpalljes së pavarësisë pezullimin e dialogut strategjik që SHBA bëri me Kosovën, për të shprehur qëndrimin kundër veprimeve të qeverisë Kurti. Në një lidhje direkte, Koci tha se kjo e radhit Kosovën bashkë me Rusinë, Kinën e Gjeorgjinë, vende të cilat e kanë të ndërprerë dialogu strategjik me SHBA-në. “Kjo është goditja më e fuqishme ndaj Kosovës, nga shpallja e pavarësisë, nga viti 2008, sepse vjen nga sponsorizuesi, themeluesi, mbrojtësi i sovranitetit të Kosovës, shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, vjen nga Shtetet e Bashkuara që kanë investuar 100 miliardë dollarë për të bombarduar Serbinë dhe për të çliruar Kosovën. Nuk jam shumë i befasuar nga ky zhvillim sepse prej disa kohësh Kosova është...