Gjyqtari që u ekzekutua me eksploziv në Vlorë! Familjarët e Skerdilajd Konomit: Pse nuk zbardhet vrasja e tij?

Gjyqtari që u ekzekutua me eksploziv në Vlorë! Familjarët e Skerdilajd Konomit: Pse nuk zbardhet vrasja e tij?

Skerdilajd Konomi VLORË- Vrasja e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, më 9 shtator 2011, vijon të mbetet pa autorë. Për të 14-in vit radhazi, familjarët e tij u kërkojnë nstitucioneve që të zbardhin krimin. Familjarët bëjnë apel që të rihapet menjëherë dosja për të cilën kërkojnë transparencë publike si dhe arsyet se përse çështja mbetet e pazgjidhur. Familja kërkon gjithashtu përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare për hetime të paanshme si edhe rikthimin për hetime nga SPAK. SPAK që shpalli mos kompetencën dhe ia kaloi prokurorisë lokale hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit të Vlorës, e cila ia delegoi Prokurorisë së Fierit, edhe kjo prokurori ka pezulluar hetimet. Siç raporton Top Channel, familjarët e gjyqtarit të vrarë, shpreh shqetësimin dhe indinjatën për vrasjen e pazbardhur të familjarit, një atentat që e...