“Të rihapen hetimet për Konomin”, kërkesa e familjarëve të ish-gjyqtarit që u ekzekutua me tritol në Vlorë

“Të rihapen hetimet për Konomin”, kërkesa e familjarëve të ish-gjyqtarit që u ekzekutua me tritol në Vlorë

Familjarët e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në 9 shtator 2011 në qytetin e Vlorës u kërkojnë institucioneve që të zbardhin krimin. Kërkesa vjen për të 14-in vit radhazi nga mos gjetja e autorëve. Pas SPAK që shpalli mos kompetencën dhe ia kaloi prokurorisë lokale hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit të Vlorës, e cila ia delegoi Prokurorisë së Fierit, edhe kjo prokurori ka pezulluar hetimet. Për gjetjen e autorëve që u përfshinë në atentatin e telekomanduar ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi, që u vra në moshën 33-vjeçare, familja e tij bën apel për rihapjen e menjëhershme të dosjes për të cilën kërkojnë transparencë publike si dhe arsyet se përse çështja mbetet e pazgjidhur. Familja kërkon gjithashtu përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare për hetime të paanshme si...