Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, duke e quajtur atë një rezolutë “të turpshme” që inkurajon Hamasin të vazhdojë luftën. “Edhe një herë, është vërtetuar se sa shumë Asambleja e Përgjithshme është një cirk politik i shkëputur nga realiteti: në dhjetëra klauzola të deklaratës së miratuar nga kjo rezolutë, nuk ka asnjë përmendje që Hamasi është një organizatë terroriste”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Oren Marmorstein, në një postim në rrjetin social ‘X’. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot me shumicë dërrmuese një deklaratë që përshkruan “hapa të prekshëm, të kufizuar në kohë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me dy...