Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rusia synon ta testojë NATO-n me stërvitjet ushtarake Zapad, zbardhen detajet
Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitjet ushtarake Zapad-2025 mes tensioneve rajonale, pas hyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore polake. Stërvitjet përfshijnë simulime të zmbrapsjes së një sulmi dhe praktikimin e përdorimit të armëve bërthamore, duke ngritur shqetësime në NATO dhe shtetet fqinje. Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitje të mëdha ushtarake, teksa tensionet në rajon janë rritur pasi dronët rusë hynë në territorin polak, duke nxitur Varshavën dhe aleatët e NATO-s të forcojnë mbrojtjet e tyre. Stërvitjet “Zapad-2025” nisën më 12 shtator dhe të mbahen në Bjellorusi dhe Rusi. Këto ushtrime do të zgjasin deri më 16 shtator. Zyrtarët rusë kanë thënë se gjatë stërvitjeve ushtarake do të simulohet zmbrapsja e një sulmi të armikut, por analistët kanë thënë se synimi kryesor i stërvitjeve...