Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aeroplani bën ulje emergjente pas alarmit për zjarr, dy të plagosur
Një zjarr ra në një aeroplan të linjës ajrore United Airlines, i cili po udhëtonte nga Japonia drejt Filipineve, duke e detyruar avionin të kryente një ulje emergjente. Fluturimi 32 i United Airlines pati një incident rreth 50 minuta pas ngritjes, kur dyshohet se u zbuluan flakë në ndarjen e bagazheve. Avioni, që kishte 142 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord, ndodhej ende mbi territorin japonez kur pilotët morën vendimin të ktheheshin pas dhe të uleshin në Aeroportin Ndërkombëtar të Kansait, pranë Osakës. Në pistë i pritën automjete emergjente dhe zjarrfikëse, megjithëse, sipas raportimit të Daily Mail, nuk u konstatuan dëmtime të dukshme në pjesën e jashtme të avionit. Dy pasagjerë u dërguan në një spital lokal me lëndime të lehta, të marra gjatë procedurës...