Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Jam princesha e burgjeve’/ Nga Sara Mila te Arkend Balla, Këlliçi: E trishtë të shohësh, jeta parlamentare ka degraduar
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur sot se është e trishtë të shohësh degradimin e jetës parlamentare në vend dhe kapjen e institucioneve nga interesat private. Ai theksoi se Parlamenti, që duhet të ishte vend për debate mbi reforma, ndalimin e shpopullimit dhe çështje që prekin qytetarët, është kthyer në një teatër të pushtetit personal. Mazhoranca përdor çdo mundësi për të vendosur persona të lidhur ngushtë me interesat e tyre, si rasti i Niko Peleshit, i lidhur ngushtë me Klodian Zoton, i shumëfoluri i aferave të inceneratorëve. Këlliçi nuk la pa kritikuar edhe deputetët e qeverisë, veçanërisht Sara Miles, e cila, shprehej: ‘jam princeshë, jam princesha e burgjeve’, një sjellje që pasqyron arrogancën dhe mungesën e respektit për qytetarët dhe votën e tyre. Deputeti denoncoi gjithashtu vendosjen...