Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Parlament i paligjshëm, betejë deri në fund”/ Nuk dorëzohet Berisha: Është thjeshtë një institucion privat i Ramaduros
Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se mandatet nuk do të dorëzohen. Në fjalën e tij për gazetarët, pas përfundimit të seancës së parë plenare të legjislaturës së re, Berisha theksoi se për opozitën, parlamenti është i paligjshëm dhe se do të vijohet beteja deri në ditën e fitores. Sali Berisha: “Ne e konsiderojmë absolutisht të paligjshëm këtë parlament, dhe beteja jonë nuk falet gjer në ditën e fitores tonë mbi të. Në këtë drejtim është dita më e zezë në historinë e parlamentarizmit shqiptar. Unë dua të ju them ju këtu, se parlamenti është parlament. Kanë shkelmuar me dy këmbë Kushtetutën. Kurrë mandati nuk dorëzohet rrugëve. Kurrë, pazaret me mandatin nuk bëhen rrugëve. Çdo i zgjedhur në ato lista, është i detyruar me ligj, me...