Prag tragjedie në pistë! Piloti e kishte tepruar me alkool, një tjetër me kanabis. Avioni…

Prag tragjedie në pistë! Piloti e kishte tepruar me alkool, një tjetër me kanabis. Avioni…

Një pilot dhe bashkëpiloti i tij u arrestuan pasi rezultuan pozitivë në testet për alkool, pasi avioni që po drejtonin doli nga pista gjatë uljes në Nigeri. Byroja Nigeriane e Hetimit të Sigurisë e ekzaminoi çiftin e drejtuesve të mjetit fluturues pas aksidentit në Aeroportin Ndërkombëtar të Port Harcourt. Përveç kësaj, një anëtar i ekuipazhit rezultoi pozitiv për kanabis. Të 103 personat në bord të Boeing 737 në kohën e incidentit mbetën të padëmtuar. Air Peace, kompania që operoi fluturimin, tha se piloti 64-vjeçar është shkarkuar nga puna për mosrespektim të rregullave të sigurisë.