LAJMI I FUNDIT: “Tronditet” Real Madrid, lojtari titullar do të mungojë për 3 muaj

LAJMI I FUNDIT: “Tronditet” Real Madrid, lojtari titullar do të mungojë për 3 muaj

12 Shtator 2025 19:17 Telesport Lajme aspak të mira për Real Madrid. Shqetësimi që Antonio Rudiger ka shfaqur në stërvitjen e fundit me Real Madrid, gjatë paradites së sotme, ka rezultuar shumë më i rëndë nga sa u mendua fillimisht. Qendërmbrojtësi gjerman, i cili e filloi seancën stërvitore të sotme normalisht, ndjeu shqetësim në pjesën e fundit të kofshës së majtë. Më pas ai nuk u paraqit në listën e skuadrës për sfidën e fundjavës ndaj Real Sociedad. Vetëm pak më parë, është konfirmuar se Rudiger është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin rectus anterior të këmbës së majtë. Një dëmtim i tillë kërkon të paktën 10-12 javë kohë për t’u rikuperuar. Mungesa e Rudiger është një problem madhor për Xabi Alonso-n, pasi gjermani është...