Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Duka: “Prania e UEFA-s këtu është një mesazh i qartë se Shqipëria është pjesë e çmuar e familjes europiane të futbollit.”. Rama: “Keni dy shtëpi tani!”
Gjatë fjalimit të tij në darkën përmbyllëse të punimeve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, Kreu i FSHF, Armand Duka, ka mbajtur një fjalim të gjatê duke prekur temat e futbollit, zhvillimit, Euro 2027 me U-21 dhe dëshiren e Superkupës UEFA në të ardhmen. “I nderuar President i UEFA-s, miku im i dashur Aleks (Ceferin), I nderuar Kryeministër i Shqipërisë, i dashur Edi (Rama), Të nderuar anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe anëtarë të Këshillit të FIFA-s, Të dashur miq, Me kënaqësi dhe krenari të madhe, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju uroj mirëseardhjen të gjithëve sonte në Tiranë. Mikpritja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s nuk është vetëm një nder për Federatën Shqiptare të Futbollit, por edhe një moment historik për...