Shimpanzetë, opozita, parlamenti?!

Shimpanzetë, opozita, parlamenti?!

Nga Ben Andoni Legjislatura e re e Parlamentit shqiptar dha simptomat e njëjta me atë të shkuarën: bojkot, zhurmë, akuza, përqeshje, përfolje dhe tollovi. Masa e madhe e deputetëve të PS-së më shumë e përdorën gjuhën e trupit në votimin për kryetarin për të treguar diferencën dhe arrogancën e numrave, sesa seriozitetin e ditës së parë të parlamentit. Opozita e sprovuar tashmë në tollovi dhe në plot 12 vite sakrifica së të qënurit në minorancë bëri atë që dinte të bënte më mirë: Përqeshjen, bojkotin dhe tollovinë. Dita inauguruese që shkonte edhe me përkujtimin e figurës së Azem Hajdarit tregoi dhe ndarjen e thellë mes palëve. Për fatin e keq, PD ka kontribuar negativisht në krijimin e respektit për këtë figurë, kurse organet e shtetit...