Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rutte: NATO nis misionin për forcimin e kufijve me Rusinë
Pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga dronë rusë, NATO ka njoftuar nisjen e një misioni të ri të quajtur “Eastern Sentry” (Roja Lindore), që synon forcimin e mbrojtjes në krahun lindor të Aleancës. Lajmi u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një konference për shtyp ku dënoi ashpër incidentin me dronët rusë, duke e cilësuar si “të papranueshëm dhe të rrezikshëm”. “Nuk mund të pranojmë që dronët rusë të hyjnë në hapësirën ajrore të Evropës, të NATO-s apo të ndonjë aleati,” u shpreh Rutte. “Për këtë arsye ne po rrisim mbrojtjen tonë.” Forcim me mjete të reja ushtarake Sipas komandantit të forcave të NATO-s në Evropë, gjeneralit Alexus Grynkewich, në kuadër të këtij misioni do të vendosen...