Peleshi pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit: Nder dhe përgjegjësi e madhe të marr këtë detyrë në këtë moment të rëndësishëm historik

Peleshi pas zgjedhjes si kryetar i Kuvendit: Nder dhe përgjegjësi e madhe të marr këtë detyrë në këtë moment të rëndësishëm historik

Pas zgjedhjets me 84 vota si kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, e ka cilësuar si nder dhe përgjegjësi marrjen e kësaj detyre në këtë moment historik për vendin. Peleshi kërkoi nga të gjithë deputetët që të vendosen standarde të reja në këtë moment kyç të Shqipërisë, ku në Kuvend të respektohen standardet europiane, ato të respektimit të Kushtetutës dhe Kodit të Etikës. “Besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur Kryetar të Kuvendit të Shqiëprisë, është nder dhe përgjegjësi e madhe, e pranoj me përgjegjësi dhe përkushtim. Përvoja ime e punës dhe energjitë e mia do të vihen në shërbim të këtij Kuvendi dhe qytetarëve. Jam ftuar nga kryeministri Edi Rama për të kryer këtë detyrë të rëndësishme në një moment...