Betohet kryeparlamentari Niko Peleshi: Nder dhe përgjegjësi për të shërbyer në këtë moment historik, në rrugën drejt BE-së

Betohet kryeparlamentari Niko Peleshi: Nder dhe përgjegjësi për të shërbyer në këtë moment historik, në rrugën drejt BE-së

Niko Peleshi kreu betimin, duke pranuar detyrën e kryetarit të Kuvendit, pasi mori 84 vota pro nga depuetët. Fjalimin e parë nga karrigia e kryetarit të Kuvendit, Peleshi e përqendroi te rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, duke thënë se këtu do të jetë edhe fokusi i parlamentit, në veprimtarinë e tij për katër vitet e ardhshme. “Besimi që më dhatë sot duke më zgjedhur Kryetar të Kuvendit të Shqipërisë është një nder dhe përgjegjësi e madhe, të cilën e pranoj me përulësi e përkushtim. Përvoja ime e punës në parlament dhe qeveri, dijet dhe energjitë e mia do të vihen të gjitha në shërbim të këtij Kuvendi, në shërbim të Shqipërisë dhe qytetarëve tanë. Jam ftuar nga Kryeministri Edi Rama dhe mbështetur më pas...