FOTO/ Qyteti i ri i zbuluar në shkretëtirë që po rishkruan historinë e Amerikave

FOTO/ Qyteti i ri i zbuluar në shkretëtirë që po rishkruan historinë e Amerikave

Në kodrat e thata të Perusë, arkeologët kanë zbuluar një qytet 3 mijë e 800-vjeçar që mund të ndryshojë kuptimin tonë për djepin e qytetërimit në Amerikë. Katër orë në veri të Limës, shpatet okër të luginës Supe duken të pabanueshme: fusha të rrahura nga era, mure të rrënuara prej qerpiçi dhe avull nxehtësie që ngrihet nga shkretëtira. Vështirë të imagjinohet se këto pjerrësi të thata dikur mbështesnin një nga qytetërimet e para të mëdha të botës, dhe se, i varrosur dikur nën këtë shkretëtirë, një zbulim i ri po rishkruan historinë e Amerikave. Në korrik të vitit 2025, arkeologia peruviane Dr. Ruth Shady zbuloi Peñico-n, një qytet 3 mijë e 800 vjeçar të qytetërimit të lashtë Caral në Peru. Qyteti i sapo gërmuar përfshin...