Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SHBA/ Trump dislokon Gardën Kombëtare në Memphis për të luftuar krimin
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se po vendoste trupa të Gardës Kombëtare në Memphis, si pjesë e goditjes së tij ndaj krimit që synon qytetet kryesore demokrate në të gjithë vendin. “Do të shkojmë në Memfis. Memphis është thellësisht i trazuar. Kryetari i bashkisë është i lumtur, ai është një kryetar bashkie demokrat. Dhe guvernatori i Tenesit është i lumtur (…) Do ta rregullojmë këtë siç bëmë në Washington”, tha presidenti amerikan në një intervistë me ”Fox News” duke iu referuar dërgimit të trupave dhe policisë federale në kryeqytet muajin e kaluar. Ai specifikoi se Garda Kombëtare do të mobilizohej, si dhe “ushtria në detyrë aktive, nëse është e nevojshme”. Republikani 79-vjeçar theksoi se “do të preferonte të shkonte në Çikago”, qytetin e madh...