“Edi Rama kërkon të bëjë…”/ Qeveria 4, reagon Lela: Ka korrupsionin në gji, dhe është vetë në gji të korrupsionit

“Edi Rama kërkon të bëjë…”/ Qeveria 4, reagon Lela: Ka korrupsionin në gji, dhe është vetë në gji të korrupsionit

Drejtori i Komunikimit dhe Medias në PD, Alfred Lela, në një intervistë televizive, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të krijojë një parlament ‘njëngjyrësh’, duke manipuluar proceset politike dhe institucionale në vend. ‘Çdo lëvizje e Ramës çon në përshtypjen se ai e ka seriozisht dhe, po t’i lihet në dorë çdo levë, do ta çojë Shqipërinë aty ku thotë se do ta çojë: tek një parlament i zvogëluar,’ tha Lela. Ai përmendi reformën territoriale si një mjet që kryeministri mund të përdorë për të ndikuar balancat politike: ‘Sepse reforma është një mënyrë për të bërë me zonat çfarë të duash. Pra ato zona që nxjerrin deputetë demokratë lirshëm, edhe ato mund t’i skartisësh dhe t’i pakësosh edhe ata deputetë demokratë dhe të kesh një...