VIDEO/ ”Miss burgu”, Bardhi ngacmon deputeten Sara Mila në Kuvend

VIDEO/ ”Miss burgu”, Bardhi ngacmon deputeten Sara Mila në Kuvend

Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 19:13 Flamur Noka dhe Gazment Bardhi ironizuan në momentin kur deputetja e re e PS-së Sara Mila votoi për kreun e ri të Kuvendit. Ata e thirrën me emrin “Suel Çela”. ”Miss burgu, ec aty”, tha më tej Bardhi. Sipas opozitës, Sara Mila ka përfituar nga ndihma e grupeve kriminale gjatë fushatës, duke u shpallur si deputetja më e votuar në Elbasan, një akuzë që maxhoranca e ka mohuar më herët. Përballë këtyre thirrjeve, deputetja Mila reagoi me gjeste ironizuese, pa bërë ndonjë koment verbal.