Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tom Doshi dhe Sabina Jorgo hoqën dorë nga mandati si deputetë të Kuvendit, ja kush do t’i zëvendësojë
Parlamenti nisi sërish punën duke u mbledhur në orën 17:00 në këtë seancë të dytë për t’u betuar deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga 140 deputetë në total, betohen 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Ata janë kreu i PSD, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo. Top Channel ka mësuar se nga kush do të zëvendësohen Doshi dhe Jorgo. Deputetët e rinj do të jenë Osman Teta dhe Meri Markiçi. Teta ishte kandidati i tretë në renditje i listës së mbyllur, ndërsa Markiçi, si gruaja më e votuar, me 614 vota. Lajmi për dorëheqjen e Doshit dhe Jorgos, u bë i ditur nga Milva Ekonomi, e cila lexoi raportin e deputetëve, raporton gazetari...