Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OKB: Koreja e Veriut rrit përdorimin e dënimit me vdekje dhe punën e detyruar
Koreja e Veriut po përshkallëzon përdorimin e dënimit me vdekje për veprime të tilla si shikimi ose shpërndarja e filmave të huaj, ndërsa puna e detyruar në sektorë të rrezikshëm, përfshirë minierat e qymyrit, po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Kështu paralajmëron një raport i ri i Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i bazuar në intervistat me mbi 300 të arratisur gjatë dekadës së fundit. Raporti thekson se jetimët dhe familjet e varfra shpesh detyrohen të punojnë në kushte çnjerëzore, ndërsa popullsia në tërësi “i nënshtrohet propagandës së pandërprerë shtetërore” dhe mbetet më e izoluar se kurrë. Sipas dëshmive të mbledhura, nga viti 2020 janë rritur ekzekutimet publike nga skuadrat e pushkatimit, veçanërisht ndaj atyre që shpallen fajtorë për shpërndarje të...