Pas qeverisë reagon dhe Presidentja Osmani: Do të bëjmë gjithçka për rikthimin sa më shpejt të dialogut me SHBA

Pas qeverisë reagon dhe Presidentja Osmani: Do të bëjmë gjithçka për rikthimin sa më shpejt të dialogut me SHBA

Pas qeverisë ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës lidhur me vendimin e marrë sot nga SHBA për ngrirjen e dialogut me qeverinë Kurti. Në reagimin e Presidentes, Vjosa Osmani, theksohet se do të angazhohet maksimalisht e me përkushtim të lartë që ky dialog të rifillojë sa më shpejt, sepse partneriteti me Shtetet e Bashkuara është jo vetëm garanci për të tashmen, por edhe busulla më e sigurt drejt së ardhmes. Reagimi: Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës Republika e Kosovës është ndërtuar mbi themelet e miqësisë së pathyeshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky raport nuk është vetëm diplomatik, por është pjesë ekzistenciale e identitetit tonë shtetëror dhe kombëtar. Drejt këtij qëllimi, angazhimi i Presidentes ka qenë dhe mbetet i palëkundur dhe i...