Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nga një i huaj politik në një president si asnjë tjetër/ Ngritja dhe rënia e Bolsonaros
Fotot dramatike të Jair Bolsonaro-s të shtrirë për tokë, i veshur me ngjyrat e kombëtares braziliane dhe i përfshirë nga dhimbjet, bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe televizioneve në mbarë botën në vitin 2018. Sulmi me thikë, vetëm pak javë para zgjedhjeve presidenciale, tronditi vendin dhe e shndërroi Bolsonaron në një figurë simbol të “të jashtmit” që sfidonte sistemin. Por sot, shtatë vite më pas, Gjykata Supreme e Brazilit e ka dënuar atë me 27 vjet burg për komplot për grusht shteti. Pavarësisht dënimit, figura e tij mbetet e gjallë në skenën politike, ndërsa aleatët kanë nisur presionin për një amnisti që mund ta rikthejë në lojë. Nga periferia politike në presidencë Për dekada, Bolsonaro ishte një figurë periferike në politikën braziliane. Ish-oficer ushtrie, ai...