“Për shqiptarët”, rikthehet në ekranin e Top Channel programi i emocioneve të forta

“Për shqiptarët”, rikthehet në ekranin e Top Channel programi i emocioneve të forta

“Për shqiptarët”, programi i emocioneve në Top Channel rikthehet këtë të premte në mbrëmje, me sezonin e ri. Nën moderimin e Bora Zemanit, “Për shqiptarët” do të vazhdojë t’u japë zë familjeve në nevojë e në veçanti fëmijëve, për t’u rikthyer shpresën dhe ëndrrat e shuara. “Me emocionet, më duket njësoj si herën e parë, sepse është një program i mbushur me emocione. Ka histori njerëzore shumë të forta, janë të dhimbshme, por janë edhe frymëzuese. Na bëjnë shumë të reflektojmë. Përballja me njerëzit që nuk kanë asnjë lloj lodhje me televizionin, janë pa filtra fare për të treguar realitetin e hidhur që jetojnë vetë dhe ‘Për Shqiptarët’ i jep zërin që kanë shumë nevojë dhe pastaj i vijnë në ndihmë të gjithë shqiptarët e...