Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Domatet me pesticide në Berat, jepen vendimet për të arrestuarit
Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 17:00 Gjykata e Beratit këtë të premte ka dhënë vendimet për të arrestuarit në lidhje me domatet që u kapën me pesticide. Kështu është lënë në burg administratori i ”Era-Fruit”, Marigren Qorri dhe në arrest shtëpie 2 inspektorët e AKU-së Berat, Griselda Doksani, 25-vjeçe dhe Ronaldo Lika, 25-vjeç. Prokurori i çështjes, Arjeta Plaku pasi ka lexuar edhe akuzat ndaj tre shtetasve të arrestuar,ka kërkuar “cilësimin të ligjshëm” të arrrestimit të tyre. Prokurorja i ka kërkuar gjykatës masën e sigurimit personal: “arrest në burg” për shtetasin Mariglen Qorri (eksportuesi) dhe masat e sigurimit personal “arrest në burg” për dy punonjësit e AKU-së Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika. Mariglen Qorri, 40-vjeç, banues në Kuçovë, pronari i kompanisë së eksportit të perimeve...