Dekretimi i ‘Diellës’ hap debat! Bardhi: Qesharak dhe anti-kushtetues! Presidenti: I ngarkohet Ramës

Dekretimi i ‘Diellës’ hap debat! Bardhi: Qesharak dhe anti-kushtetues! Presidenti: I ngarkohet Ramës

Gazmend Bardhi, Diella dhe Bajram Begaj TIRANË-Në dekretin për mandatimin e kryeministrit Edi Rama si kryeministër në legjislaturën e re, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar edhe ministren virtuale 'Diella'. Në dekretin e tij, pjesë është edhe 'Diella', ministrja virtuale, e cila do të drejtojë Prokurimet Publike. Dekretimi nuk është pranuar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili u shpreh se është anti-kushtetuese. Në reagimin e tij, Bardhi rendit edhe kushtet që duhet të përmbushë një ministër për tu dekretuar. "Dekreti i Presidentit të Republikës për të ngarkuar kryeministrin me ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual “Diella”, përveçse qesharak, është tërësisht antikushtetues. Ai bie ndesh me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës. Ministër mund të emërohet: (i) shtetasi shqiptar; (ii)...