“Si mund ta lija unë Vasil Llajon…” – Berisha: Ai është një mjek pa eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë

“Si mund ta lija unë Vasil Llajon…” – Berisha: Ai është një mjek pa eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në ambientet e jashtme të Parlamentit u ndal sërish para gazetarëve, pas përfundimit të seancës. “Unë nuk bëra gjë tjetër veçse u thashë që në Parlament janë kartelet e drogës. Ata nuk mund të mos e thoja, të vret Zoti po të mos e thuash atë”, deklaroi Berisha. “Si mund ta lejoja unë Vasil Llajon, një mjek pa eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë si të duan… Ai nuk e di që parlamenti u rrëzua që dje, kur shpalli komisione që nuk ekzistojnë në rregullore”, theksoi Berisha. Kur gazetarët i vunë në dukje se ai është Parlamenti ku opozita ka vendosur të hyjë, Berisha u përgjigj: “Ne erdhëm, por a e patë se si erdhëm?”.