Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dita e parë e Kuvendit, 72 deputetë të rinj në sallën ku kolegët më të vjetër ndjehen në shtëpinë e tyre
Kuvendi i Shqipërisë hapi sot zyrtarisht legjislaturën e 11-të, me një hapësirë ku u përzien emra të njohur dhe fytyra të reja. “Qoftë legjislaturë e mbarë!”, tha Manja. “Kam marr këshillë të respektoj votuesit”, tha Admir Kadeli, djali i ish-deputetit të njderë, Gjovalin Kadeli. Zgjimin e Kuvendit e bëri Taulant Balla, duke mbërritur herët, me rimarrjen e detyrës si kryetar grupi i socialistëve. E pas tij, kryetari i ri i kuvendit Niko Peleshi. Deputetët vijuan me radhë paraqitjen në seancën e parë, ku ndryshe nga mazhoranca që erdhi kryesisht veç e veç, opozita kishte zgjedhur ecjen si grupim. Më të lumturit u shfaqën të rikonfirmuarit në detyrë. “Është përgjegjësi”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj. Por gëzimi ishte i dukshëm edhe te deputetët që u...