Të paktën 40 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Të paktën 40 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

Të paktën 40 palestinezë u vranë të premten nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Shumica e viktimave ndodheshin në qytetin e Gazës, ku shumë banorë vazhdojnë të qëndrojnë, pavarësisht urdhrave izraelite për evakuim, pasi nuk kanë ku të shkojnë. Izraeli pretendon se ka për synim të marrë kontrollin e plotë të qytetit të shkatërruar të Gazës, ku rreth një milion njerëz janë strehuar. Si pjesë e planit për të shkatërruar grupin militant Hamas, Izraeli ka shtuar sulmet, sipas banorëve. “Nuk kanë pushuar shpërthimet që nga dje”, tha Adel, një burrë 60-vjeçar me dy fëmijë, që jeton afër kampit të refugjatëve Beach. Ai nuk dha emrin e plotë për arsye sigurie. Dëshmitarët thanë se të paktën 15 shtëpi në kampin Beach...