SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, vjen reagimi i Qeverisë Kurti

SHBA ndërpret pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën, vjen reagimi i Qeverisë Kurti

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeziu shprehet se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka ndërmarrë veprime që kanë pasur qëllim garantimin e stabilitetit të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Ai shkruan gjithashtu se kritikat e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kanë ardhur pasi ky institucion ka cënuar karakterin demokratik të republikës së pavarur. Kryeziu shton gjithashtu se Qeveria Kurti është e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Reagimi i Kryeziut: Qeveria jonë ka qenë e para që ka përmbushur mandatin e plotë që nga shpallja e pavarësisë. Kjo i ka...