“Charlie ishte si një djalë për mua”, Trump për aktivistin Kirk: Ishte i shkëlqyer, më ndihmoi me TikTok-un

“Charlie ishte si një djalë për mua”, Trump për aktivistin Kirk: Ishte i shkëlqyer, më ndihmoi me TikTok-un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e ka quajtur aktivistin Charlie Kirk një ‘një djalë’ të tijin. “Ishte si një djalë për mua”, tha Trump. Teksa ka dhënë detaje mbi autorin e dyshuar në vrasjen e Kirk, republikani tha se i dyshuari është në paraburgim dhe se i ati i këtij të fundit asistoi në kapjen e tij. “Ai ishte një djalë i shkëlqyer që më ndihmoi me TikTok”, thotë Trump, duke shtuar se republikanët normalisht nuk fitojnë kurrë votues të rinj. “Nuk kam parë kurrë të rinj të shkojnë te një person i vetëm siç bënë me Charlie“, shton ai. Top Channel