SHBA-ja pezullon dialogun me Kosovën, shkak veprimet e qeverisë

SHBA-ja pezullon dialogun me Kosovën, shkak veprimet e qeverisë

Flamuri amerikan dhe flamuri kosovar KOSOVË- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar sot dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për një afat të pacaktuar. Ky pezulllim ka ardhur si pasojë e veprimeve të qeverisë Kurti, njofton Ambasada Amerikane në Prishtinë. Në njoftim theksohet se veprimet e qeverisë kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”. Dialogu strategjik mes dy vendeve, sipas ambasadës, ishte planifikuar të shërbente për forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në të mirë të qytetarëve amerikanë dhe kosovarë. “Ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim...