Berisha ironizon Ramën për Diellën: Tenderat i mori ‘AI’, paratë i shkojnë Ramaduros

Berisha ironizon Ramën për Diellën: Tenderat i mori ‘AI’, paratë i shkojnë Ramaduros

Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, pas lajmit se Diella “ministreshë” e krijuar nga inteligjenca artificiale do të menaxhojë tenderat publikë. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: “Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!” “Diella” është ministrja e re virtuale e qeverisë së re. Më herët presidenti Bajram Begaj dekretoi Edi Ramën si kryeministër të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në dekretin e firmosur nga Begaj, në nenin 2 shkruhet se Kryeministri ushtron dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit te inteligjencës artificiale Diella. Pas mandatimit si kryeministër, Rama do t’i dërgojë Begajt edhe dekretet e ministrave të rinj, të cilët i shpalli...