Euro bie në një minimum të ri historik në vlerën e 97 lekëve

Euro bie në një minimum të ri historik në vlerën e 97 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën me një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 97 lekë.Presionet nënçmuese mbi kursin e Euros vazhdojnë të jenë të forta edhe pas kalimit të të periudhës së që përbën pikun e sezonit veror, në periudhën korrik-gusht. Pas një rritjeje të përkohshme në ditët e fundit të gushtit, kursi i Euros i është kthyer sërish rënies, në nivele edhe më të ulëta.Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kjo dëshmon praninë e një oferte të lartë të valutës në treg. Në vitet e fundit, sezoni turistik është zgjatur në kohë dhe vlerësohet se kjo sjell prurje më të larta valutore.Të dhënat e tërthorta këtë vit...