Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Operacioni në Elbasan, Gjykata cakton masat për 31 të arrestuarit
Gjykata Shkallës së Parë në Elbasanit ka caktuar masat për 31 të arrestuarit gjatë megaoperacionit për goditjen e trafikut të drogës dy ditë më parë. Gjykata bën me dije se në sajë të operacionit “First Day”, ku u arrestuan 31 persona janë caktuar masat arrest në shtëpi për 2 persona dhe arrest në burg për 28 të tjerë. Të arrestuarit u sollën nga Tirana me autobus në sallën e gjyqit. Prokurori i çështjes, Xheljan Seferi i kishte kërkuar Gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për 28 të arrestuar dhe “arrest në shtëpi” për 2 shtetas të tjerë. Megaoperacioni “First Day” u finalizua në fillim të kësaj jave nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, pas një hetimi...