Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Arratisja tragjike, dy të rinj nuk i ndalojnë policisë dhe përplasen me shtyllën, vdes 18-vjeçari shqiptar në Itali
Një arratisje me një makinë të vjedhur përfundoi në tragjedi këtë mëngjes në Via Murri, Bologna ku një tetëmbëdhjetë vjeçar shqiptar, Valjero Maksuti, vdiq pasi u përplas me një shtyllë. Aksidenti ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit. Sipas mediave italiane, patrulla e policisë ndaloi një “Audi” për kontroll, e cila drejtohej nga një 19-vjeçar. Ndërsa Maksuti ishte pasagjer. Por dy të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të policisë dhe u larguan me shpejtësi. Pak më vonë, shoferi 19-vjeçar humbi kontrollin, duke u përplasur me një shtyllë dhe më pas me makina të tjera të parkuara në rrugë. 18-vjeçari vdiq menjëherë. 19-vjeçari, u dërgua me urgjencë në spital. Brenda makinës u gjetën një çekiç thyerjeje xhamash, një palë doreza dore dhe një byzylyk ari, si dhe një palë çelësa apartamenti. I ndjeri, sipas hetimeve,...