Serat me kanabis në Berat, kalon për gjykim dosja me 17 të pandehur

Serat me kanabis në Berat, kalon për gjykim dosja me 17 të pandehur

Ka kaluar pas më shumë se 8 muajsh për gjykim, dosja e 17 personave të përfshirë në kultivimin e kanabisit, që u zbulua në sera në fshatin Drenovicë të Beratit. Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtarja Flojera Davidhi, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme që u depozitua në muajin janar të këtij viti, duke çuar në gjyq “grupin e drogës”. Pjesë e grupit janë shtetasit Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, Samoel Lushaj, Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema. Në këtë grup ishin të përfshira edhe 93 gra, punonjëse në këtë aktivitet të paligjshëm, por SPAK shpalli moskompetencë për to. Një...