Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Tashmë është zyrtare. Dekreti i Presidentit Begaj ka mandatuar kryeministrin Edi Rama si përgjegjës jo vetëm për formimin e qeverisë, por edhe për ngritjen dhe funksionimin e “Ministrit Virtual të Inteligjencës Artificiale Diella”. Por, ndryshe nga sa shitet nga megafoni i propagandës së pushtetit, ky nuk është thjesht një hap drejt “dixhitalizimit”. Nën petkun e tenologjisë, kontrolli mbi qindra miliona euro të tenderave publikë nuk do të jetë më i shpërndarë mes ministrive, por do të centralizohet drejtpërdrejt në duart e kryeministrit. Për vite me radhë, Rama ka pranuar korrupsionin masiv në prokurimet publike, duke e quajtur atë “qelb” dhe duke ua faturuar përgjegjësinë zyrtarëve të niveleve më të ulëta. Tani, pas më shumë se një dekade në pushtet, ai ka gjetur “zgjidhjen”: heqjen e...