Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Itali/ Po ndiqeshin nga policia, të rinjtë shqiptarë përplasen me shtyllën. Ndërron jetë njëri prej tyre
Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në Bolonja të Italisë, ndërsa një 19-vjeçar tjetër, po shqiptar, është plagosur. Dy të rinjtë po tentonin t’i iknin policisë me një makinë të vjedhur, por arratisja e tyre përfundoi në tragjedi. Automjeti tip Audi, që rezultoi i vjedhur, u përplas dhunshëm me një shtyllë. Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinjtë po i iknin policisë, e cila i ndaloi në një semafor për kontroll. Por kur semafori u ndez jeshil, ata u larguan me shpejtësi me makinë. Shoferi ishte 19-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi për shkak të shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me shtyllën dhe më pas me disa makina...