Polonia, 40 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë/ Moska dhe Minsku nisin stërvitjen e madhe

Polonia, 40 mijë trupa në kufirin me Bjellorusinë/ Moska dhe Minsku nisin stërvitjen e madhe

Polonia ka nisur dërgimin e rreth 40 mijë trupave në kufirin lindor me Bjellorusinë. Qeveria e Varshavës urdhëroi mbylljen e gjithë kufirit me fqinjin lindor, që nga kjo e premte është përfshirë në stërvitje të përbashkëta ushtarake periodike me aleatin e madh, Rusinë. Stërvitja është pjesë e manovrave intensive “Zapad”, në shqip “Perëndimi”, që inskenojnë një betejë të vërtetë në terren, ku përfshihen trupa tokësore, detare e ajrore. Manovrat, që do të zgjasin deri të martën e ardhshme, zhvillohen pranë zonës kufitare me Poloninë e Lituaninë në Bjellorusi. Ato kanë marrë një vëmendje të madhe, veçanërisht pas valës së 19 dronëve rusë që shkelën hapësirën ajrore të NATO-s dhe hynë nga Ukraina në Poloni. Incidenti u duk aksidental. Rusia nuk pranoi se kishte dërguar dronë...