Përplasja me Gaz Bardhin/ Çaushi: Historia ka mbaruar në fushatë, nuk do vijojë në parlament

Përplasja me Gaz Bardhin/ Çaushi: Historia ka mbaruar në fushatë, nuk do vijojë në parlament

Teksa mbërritën në seancën e parë për këtë sesion të ri të Kuvendit, socialistja Zegjine Çaushi deklaroi se nuk do të ketë më përplasje me Gaz Bardhin në parlament. Ajo theksoi se fokusi i saj është që t’u shërbejë qytetarëve të Roskovecit dhe atyre që e votuan atë dhe Maldrita Bardhon. “Jam e emocionuar normale. Unë e kam thënë që historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam, një detyrim të dyfishtë pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, u shpreh Zegjine Çaushi.