Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëria jo në Beograd/ Federata Serbe kërkesë në UEFA: Të luajmë në Leskovac
Alarmi tashmë është në kulm. Federata Serbe e Futbollit nuk dëshiron në asnjë mënyrë që ndeshja ndaj Shqipërisë në 11 tetor, për eliminatoret e Kupës së Botës, të luhet në Beograd. Edhe pse ishte vetë kjo Federatë që vendosi që duelet kundër Anglisë e Shqipërisë të zhvendoseshin në stadiumin më të madh të Serbisë, “Rajko Mitiç” duke shkaktuar edhe zemërimin e presidentit Vucic, tashmë situata është përmbysur. Ngjarjet që ndodhën në impiantin e Crvena Zvezdës pikërisht në katastrofën 0-5 përballë anglezëve bënë që të kërkohej prapakthehu. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe, Branko Radujko, I deklaroi agjencisë “Tanjug” se është bërë kërkesë në UEFA që të luhet ndaj Shqipërisë në Leskovac, aty ku nisi cikli eliminator. “Ndeshja me Anglinë ishte një zhgënjim në çdo aspekt....