Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Begaj emëron Ramën kryeministër, qeveria e re pritet të votohet në Parlament
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, emëroi kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Ramën, si kryeministër të Shqipërisë. Sipas nenit 96 të Kushtetutës, Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, emëron Kryeministrin me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Edi Rama dhe Partia Socialiste fituan 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe tani Kryeministri Rama do të dalë para Parlamentit për të prezantuar programin qeverisës. Seanca parlamentare për miratimin e qeverisë pritet të zhvillohet javën e ardhshme. Pasi të votohet në Parlament, qeveria Rama do të betohet para Presidentit dhe nis zyrtarisht punën./vizionplus.tv