Vrasja e dyfishtë në Shkodër, zbardhet qëndrimi i Mustafa Licit, Ragip Gila jep dëshmi kontradiktore

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, zbardhet qëndrimi i Mustafa Licit, Ragip Gila jep dëshmi kontradiktore

Ragip Gila, Mustafa Lici dhe Erogen Vaso SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi të hënën (8 shtator) në Shkodër, ku mbetën të vrarë shtetasit Armando Pali, punonjës i IKMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër, dhe Liridon Kraja (Lushi) 31-vjeç, ndërsa shënjestër dyshohet se ishte Erogen Vaso (Brajoviç). Policia ka dyshime se autori i vrasjes Ragip Gila, të jetë ndihmuar dhe nga persona të tjerë përveç dy shtetasve të shpallur në kërkim, Barush Bregu dhe një 17 vjeçar. Pista kryesore në të cilën po heton prokuroria është ajo e larjeve të hesapeve, ndërsa vrasja dyshohet të jetë porositur nga një grup kriminal. Gjatë rrëfimeve të tij në polici, Gila është shfaqur kontradiktor, ndërsa fillimisht kishte deklaruar se...