Zbulohet kush është ‘Diella’, ministrja virtuale mban imazhin e aktores së dashur shqiptare

Zbulohet kush është ‘Diella’, ministrja virtuale mban imazhin e aktores së dashur shqiptare

Anila Bisha dhe Diella TIRANË- Një ministre ‘robot’! Teknologjia ka përparuar dhe Inteligjenca Artificiale është adoptuar edhe në Shqipëri. ‘Diella’-asistentja virtuale zadrimore e platformës e-Albania, e cila ofron ndihmën e saj përmes komandave zanore, tashmë do të drejtojë Prokurimet Publike. Asistentja virtuale 2.0, jep përgjigje me zë dhe figurë, me një gjuhë të thjeshtë dhe natyrale, për pyetjet që do adresohen në platformë. Trajnimi i Diellës është bërë përmes modeleve të inteligjencës artificiale, por përpos figurës robotike dhe anës politike, çfarë fsheh imazhi i Diellës? Duke e nisur nga emri, ‘Diella’ në shqip do të thotë rreze dielli. Asistentja virtuale shfaqet me një nga kostumet tradicionale më të veçanta shqiptare, atë të zonës së Zadrimës, duke qëndruar kështu brenda kuadrit të patriotizmit. Pamja e saj...