Serat me kanabis në Berat, GJKKO kalon për gjykim dosjen me 17 të pandehur

Serat me kanabis në Berat, GJKKO kalon për gjykim dosjen me 17 të pandehur

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen me 17 të pandehur për serat me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Mësohet se gjatë seancës së sotme, GJKKO vendosi që dosjen e çështjes të sjell nga SPAK, ta kalojë për gjykim. Disa nga personat që ndodhen në gjykim për këtë dosje, janë Jurgen Ujkaj, Bashkim e Edison Mema, Sidrit Bisha, Endrit e Blerim Xheka, Mirvaldo Disha e Samuel Lushaj si dhe dy prej grave që punonin në sera, nënë e bijë Drita e Izmira Mema. Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor 2022. Opearacioni i koduar ‘Befasia’ u finalizua me 870 kliogramë lëndë narkotike dhe tre armë zjarri. Droga po paketohej në 700 arka dhe një pjesë...